Ne

Themeluar ne 2003, Swiss line spa eshte sipermarrja e Vasilika Selaj, nje estetiste me pasion per kujdesin e lekures, per t’i ofruar zonjave ne Shqiperi me shije te mprehta me te miren e trajtimeve te avancuara per fytyren & produktet per kujdesin e lekures te Swiss line by Dermalab.

Gjate pervojes disa vjecare si ‘skin technician’ ne Elmwood Spa ne Toronto Kanada, Vasilika trajnohet dhe punon me disa nga markat lider në fushën e kozmetikës profesionale nga ku spikati një markë Zvicerane, Swiss line, që do t’i transformonte lëkurën dhe do të ndizte pasionin për t’u kujdesur per lekuren si dhe per të ofruar këtë markë zyrtarisht në Shqipëri. Kjo ishte nje risi per kohen, pasi per here te pare u ofrua nje koncept perendimor per kujdesin e lekures ku kombinohej niveli i larte i sherbimit, trajtimet & produktet rezultat-dhense, diskreticion per klientin, komfort dhe siguri. Vlera te cilat ben qe klientet te riktheheshin dhe lista e klienteve te zgjerohej cdo vit.

Ne Nentor te 2016, Swiss line Spa hapi dyert e ambienteve te reja, duke rritur standartet e komfortit, lluksit dhe arredimit te nje ambienti Spa te fokusuar per trajtimin e lekures. I shtrire ne mbi 180m2 siperfaqe, arkitekture neo-klasike, 4 dhoma trajtimi ku secila ofron komfort dhe qetesi te pakrahasueshme dhe hapsire retail, tashme Swiss line i dedikohet nje ambient i denje po aq sa vete marka.

Swiss line Spa vijon misionin e nisur ne 2003, duke ofruar trajtime te & produkte me fokus te vecante trajtimin e lekures, tashme ne nje ambient qe permbush deshirat e zonjave moderne, te mprehta dhe me kerkesa te larta dhe me nje staf te zgjeruar.