Trajtime Fytyre

Për mbi 25 vite Swiss line ka zhvilluar produkte dhe trajtime për kujdesin e lëkurës, duke rritur vazhdimisht standartet e performancës dhe pritshmërive në të gjithë botën per rezultatin e trajtimeve. Falë formulimeve paramedikale të avancuara, trajtimet lidhin hapsirën midis kozmetikës tradicionale dhe përbërësve mjeksor, duke ofruar rezultate dhe siguri maksimale për lëkurën.

Lëkura e çdo individi është unike ndaj trajtimet mund të personalizohen për çdo klient duke siguruar rezultate dhe komfort maksimal. Këto trajtime janë të fokusuara rreth Cellactel 2, kompleksi ekskluziv anti-plakje i Swiss line, i formuluar për të nxitur metabolizmin qelizor, rritjen e sasisë të oksigjenit

në qeliza, rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës. Së bashku me ekstrakte potente botanike, këto trajtime të fytyrës stimulojnë dhe rigjenerojnë lëkurën duke i falur pamje rinore dhe të rafinuar. Rezultatet flasin vetë!

Të gjithë trajtimet perfshijne “Tri-Phase Peeling”, nje metode eksfolimi te trefishte me acide frutash heq shtresën e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës për të shpalosur shtresën e poshtme më të butë dhe të shëndetshme. Pervec heqjes se shtreses me qeliza te vdekura, gjithashtu përgatit lekuren për te perthithe menjehere perberesit e tjere.

Swiss “V” Sculpture

100 min – 160 €

Skulpto konturin e fytyrës, lifto dhe forco lëkurën, me vëmendje të vecantë për balancën perfekte volumetrike të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Ky trajtim lifton konturet e fytyrës ku nevoitet dhe skulpton aty ku ënjtja dhe varja ka prishur formën rrethore të fytyrës. Përbërës të avancuar përdoren së bashku me masazh drenimi limfatik ofrojnë rezultate të mahnitshme.

Swiss Collagen Infusion

75 min – 121 € | 85 min – 136 €

Mbush dhe forco lëkurën tënde me këtë trajtim kolagjen-nxitës që ndihmon në gjenerimin e lëkurës së re. Kjo maskë unike për fytyrën dhe qafën, e përforcuar me një kombinim të përqëndruar kolagjeni detar dhe acidi hyaluronik, rrit mbajtjen e hidratimit, stimulon vëllimin, mbushje dhe forcim te lekures. Shënjestro lëkurën e varur me këtë infuzion rinues. Lëkura duket e mbushur dhe pamja e vijave dhe rrudhave zvogëlohet dramatikisht

 

Swiss Virtual Surgery

75 min – 116 € | 85 min – 130 €

Ky trajtim mbështetet në një “Maskë Virtuale” që ndihmon në depërtimin e përbërësve të gradës medikale në fytyrë dhe rreth syve. Nxit dhe pershpejton rigjenerimin qelizor, ky trajtim efikas është një domosdoshmëri, për këdo që kërkon të zbeh vijat e holla, rrudhat dhe për të shpalosur një lëkurë rinore. Ky trajtim është ideal përpara ose pas një trajtimi invaziv, si dermabrazion ose peeling kimik, pasi forcon dhe riparon lëkurën.

 

Swiss Bright

65 min – 99 € | 75 min – 115 €

Ky trajtim zbardhues fillon me një pastrim dhe eksfolim intensiv për që heq qelizat e vdekura, duke minimizuar pamjen e dëmtimeve nga dielli, pigmentimin dhe tonin e pabarabartë të lëkurës. Ekstrakte të fuqishme botanike ndihmojnë të trajtojnë dhe parandalojnë dekolorimin duke sjellë zbardhim dhe tonifikim. Ky trajtim mbyllet me SPF hidratuese, duke mbrojtur lëkurën nga pigmentimi i metejshëm.

 

Swiss Hydra Oxygen

50 min – 80 €

Ri-hidrato dhe ri-ushqe lëkurën e thatë, të ngushtë me këtë trajtim super hidratues. Dramatikisht rrit nivelin e hidratimit në lëkurë dhe vepron për të parandaluar lodhjen qelizore. Pastron lëkurën nga papastërtitë për të shpalosur qeliza të reja, ndërkohë zbut vijat në sipërfaqe.

Ampula unike oksigjenuese aplikohet poshtë një maske thellësisht hidratuese duke lënë pas një lëkurë të rifreskuar, rinuar, hidratuar dhe me një pamje rrezatuese.

 

Swiss Purity

55 min – 58 € | 85 min – 72 €

Ky trajtim “detox” shënjestron aknet dhe poret e zmadhuara. Fillon me një pastrim të thellë, ndjekur nga një eksfolim profesional që zhbllokon poret e mbushura me papastërti. Maska profesionale Detox përdoret për të detoksifikuar lëkurën ndërkohë qetëson irritimet dhe skuq­jen. Trajtimi mbaron me hidratues pa-vaj që hidraton dhe kontrollon yndyrën e tepërt në sipërfaqe.

 

Swiss Rescue

55 min – 85 €

Ky trajtim i heq stresin lëkurës së ndjeshme! I dizenjuar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme/reaguese, që gjithashtu mund të acaro­het nga sensitiviteti dhe/ose skuqja, ky trajtim minimizon sukqjen e lëkurës dhe kapilaret e zmadhuar. Rezultati është një lëkurë e fre­skët, e pastër dhe e qetë.