Kujdesi i trupit

Një koleksion produktesh që përmbajnë vetëm përbërësit më të pastër dhe më efikas, si nga oqeani dhe toka, të zhvilluara me sofistikim Zviceran. Realizojnë përkujdesje anti-plakje të lëkurës së trupit duke përfshirë bimë organike, ekstrakte botanike dhe frutore si dhe esenca vajore të përzgjedhura.
Trajtime dhe produkte që mbështjellin trupin në lluks, ndërsa vajrat aromatik relaksojn shqisat, rinojnë, ripërtërijnë dhe qetësojne lëkurën. Një ndjesi sensuale që përfshin fuqinë transformuese të aromës dhe përfitimet e ripërtëritjes së lëkurës.

Esencat vajore janë zhvilluar nga profesioniste të aromaterapisë për të dhënë kombinimin më të mirë të aromës. Cilësia menjëherë dallohet që në “nuhatjen” e parë të produkteve – çdo vaj ka një “plotësi”, që tregon që të gjithë përbërësit janë përzgjedhur dhe është dhënë përkujdesie për to. Zgjidh të preferuarën prej një koleksioni me shtatë lloje përzierjesh energjike, pesë lloje përzierjesh anti-stress dhe katër lloje përzierjesh konturuese
Zbulo një botë të re nën kujdesin e duarve profesionale, tingujve të koleksionit të përzgjedhur të muzikës, trajtimeve & masazheve të personalizuara ekskluzive të Swiss line.

– Masazh me Gurë të Nxehtë (60 min) € 59
– Masazh Relaks (30 min) | (60 min) € 26 | € 37
-Trajtim Scrub i Trupit (30 min) € 22
– Trajtim Anti – Celulit (55 min) € 52
– Trajtim Detox me Baltë (30 min) € 30