Swissline

Marka Swiss line

Shkenca pa glamur apo glamuri pa shkence, pa njera tjetren ato deshtojne, por sebashku me njera tjetren ato behen kombinimi suprem… dhe Swiss line e verteton kete. Per rreth tre dekada Swiss line ka bashkuar inovacionet me te fundit per kujdesin e lekures me perberesit, teksturat dhe paketimin me lluksoz per te krijuar “crème de la crème” te kujdesit per lekuren. Zhvilluar dhe prodhuar ne Zvicer, koleksioni yne ofron jo vetem rezultate te matshme, por rituale indulgjente per lekuren. Me rinore dhe e shendetshme, eshte pika e references ne kujdesin anti-aging te lekures… eshte ajo c’ka grate duan dhe ajo qe Swiss line ofron, sebashku me dozen e duhur te lluksit. Por, per Swiss line nuk behet fjale vetem te arrish rezultate, por te shijosh procession duke u zhytur ne tekstura lluksoze qe ofrojne kete metamorfoze te jashtezakonshme.

 

Historia Jone

Riviera glamoroze e Zvicres, ne brigjet e Montreux, eshte vendi ku historia jone fillon. Ne vitin 1952 Dr. Alfred Pfister – nje koleg i Dr. Paul Niehans, shpikesi i terapise Qelizore – themeloi kliniken Lemana, nje klinike mirenjohur per trajtimet rinuese per lekuren dhe zhvilloi ekstraktet qelizore qe me vone u bene themeli I formulimeve te para te Swiss line.

Swiss line nuk u prezantua deri ne 1989, kur themeluesi I kompanise, nje princ me prejardhje Ruse, bleu te drejtat ekskluzive te ekstrakteve qelizore per aplikim siperfaqesor per t’u perdorur ne formulimet e Swiss line.

Pergjate viteve, produktet e Swiss line kane evoluar me kohen dhe ekstraktet shtazore qe ishin ne formulimet e para, jane zevendesuar me alternativa botanike qe tashme njihet si Cellactel 2. Gjithsesi, prejardhja e Swiss line nga klinika, themeli i vertet I markes, eshte ende koherent sot, si kurre me pare.

Ne Zvicer, Swiss line ndodhet ekskluzivisht ne rrethin e arte te klinikave mjekesore lluksoze dhe medi-spa ne hotele me 5*. Vendndodhjet jane perzgjedhur, qe doktoret te ofrojne keshillat dhe inputin e tyre mjekesore, sipas nevojes, nderkohe klientet te zhyten ne boten e lluksit absolut.