Vasilika

E apasionuar pas te bukures qe ne rini, perfundon studimet ne Institutin e Larte te Arteve per Koreografi. Pas kryerjes se studimeve, emerohet si pedagoge prane Shkolles se Baletit me nje karriere qe zgjati 13 vite.

Ne 1999, emigron ne Kanada ku pasionin per te bukuren e ndjek serish duke kryer studimet prane Zehava School of Esthetics & Massage Therapy. Pas mbarimit te studimeve me diplome nderi, menjehere punesohet prane Elmwood Spa (Toronto) si estetiste. Gjate kesaj kohe fiton pervoje pune dhe koncept perendimor per sherbimin ndaj klientit. Gjithashtu trajnohet per disa marka nderkombetare per kujdesin e lekures, ku ne vecanti spikati Swiss line.

Me rikthimin ne Tirane ne 2003, ajo hap nje sallon te ri me emrin “Toronto Beauty Spa”, duke ofruar per here te pare ne Shqiperi nje koncept te ri per kujdesin e lekures si dhe fiton ekskluzivitetin e perfaqesimit te markes Swiss line per Shqiperine dhe vendet e rajonit.

Pasioni dhe puna e palodhur per te arritur rezultate maksimale me cdo klient, krijoi nje reputacion dhe ndertoi nje biznes i cili sot gezon 14 vite aktivitet.